E ëma e Selena-s përfundon në spital pas një sherri me të bijën për Justin
Prindërit i vuajnë ndonjëherë zhgënjimet që pësojnë fëmijët më shumë se ata vetë. Ju vajza bini dakort kur themi se nëna juaj është mërzitur më shumë se ju kur një djalë ju ka lënduar.
Kështu ndodh edhe me nënat e vajzave të famshme. E ëma e Selena Gomez nuk e pranon dot rikthimin e Selena-s me Justin. Ajo nuk e harron dot depresionin që kaloi e bija në 2014 kur u nda nga Justin.

Për këtë arsye ajo ka debatuar me këngëtaren, por ky debat ka pasur pasoja. E ëma e Selena-s ka përfunduar në spital. Stresi i ditëve të fundit ka bërë që nëna e Selena-s të shtrohet në spital.

Nga ana tjetër, Selena duket mjaft e lumtur që është rilidhuar sërish me Justin.