E ëma luan në violinçel për të, Evi Reçi shpërthen në lot: Ndonjëherë çështjet personale…

“Kjo këngë e Moxartit beson se të rikthen në kohë kur ishe 5 vjeçe, kur ti e interpretove para shokëve të kopshtit. Që prej at’here duartrokitjet për ty s’kanë mbaruar. Ti gjithmonë na ke bërë krenarë, për zgjedhjet e tua personale dhe profesionale. Të duam shumë, mami, babi dhe jo vetëm”, ka qenë mesazhi që ka përlotur këngëtaren Evi Reçi në studion e “S’e luan Topi”.

Ajo tha se kur vjen çështja te proindërit nuk mund të përmbahet, dhe sidomos tek mamaja e saj. Ajo nuk nguroi që të japë një mesazh edhe ndaj ndjekësve të televizionit të “Top Channel” dhe veçanërisht të rinjve.

“Aman se te mami, s’duroj dot! Sidomos kur është me violinnçel. Sa më shumë rritemi, aq më shumë i kuptojmë prindërit, unë në këtë moshë e ndjej shumë mamin, e kuptoj. Sot jam unë ajo që e udhëzoj. Normalisht sot, edhe sekretet i ndaj të parën me mamin, jo si më përpara që i mbanin, nuk i thonim. I shihnim prindërit shumë me frikë dhe autoritet ndonjëherë. Më bëhet qejfi që arrita…shiko shumë familje shqiptare kanë përjetuar sfida, unë jam krenare që zgjedhjet e mia sidomos keto personale, që ndonjëherë bëhen edhe më të rëndësishme. Ata gjithmonë kanë qenë aty për mua”, tha këngëtarja Evi Reçi.

 

Share With:
Translate »
72 Views