E ëma rikrijon look-un e të bijës në tapetin e kuq, ja ku e keni Vera Orën vetëm me peshqir…

Si nëna ashtu e bija. Vetëm se në rastin e këngëtares së njohur me famë botërore Rita Ora është e kundërta. Të gjithë jeni habitur kur muaj më parë këngëtarja Ora ishte shfaqur me rroba banje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV “Europe Music Awards”. Rita ishte paraqitur me robdeshamber dhe peshqir në kokë, ku mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve. Ndonëse edhe pas kësaj, Rita me veshje të njëjtë kishte realizuar edhe një fotosesion. Duket se ky stil i paraqitjes me rroba banje në fotografi po i pëlqen edhe nënës së saj Vera Orës. Vera së fundmi në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një fotografi ku shihet vetëm me robdeshamber e peshqir në kokë. Në këtë foto ajo duket tejet seksi dhe madje ka etiketuar edhe vajzën e saj Ritën me të cilën ngjajnë shumë. Kujtojmë se “Anywhere” është projekti i fundit nga ylli shqiptar.

 

Share With:
Translate »
893 Views