E FUNDIT/ Aksidentohet ambulanca, vdes i riu që shoqëronte nënën për në spital

Moti i keq në Shqipëri ka shënuar viktimën e dytë. Nga raportimet e para mësohet se një person ka humbur jetën pasi një ambulancë ka dalë jashtë rrugës duke shkaktuar aksident. Mësohet se ka humbur jetën shoqëruesi i të sëmurit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laç. Viktima ka qënë duke shoqëruar nënën në spital por fatkeqsisht ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit, pranë Milotit. Ambulanca e Burrelit ka dalë nga rruga dhe si pasoje ka humbur jetën nje person.

Share With:
Translate »
1178 Views