E fundit/ Një viktimë dhe mbi 500 raste të reja me Koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4262 testime dhe janë konfirmuar 534 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

177 raste në Tiranë, 49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier, 12 në Vau i Dejës, nga 11 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 10 në Durrës, nga 9 raste në Kamëz, Berat, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, nga 7 raste në Gjirokastër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Divjakë, Korçë, Gramsh, nga 5 raste në Dimal, Kukës, nga 4 raste në Has, Shijak, Mallakastër, nga 3 raste në Pukë, Dibër, Memaliaj, nga 2 raste në Kuçovë, Përmet, nga 1 rast në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik.

Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 65 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,273 që nga fillimi i epidemisë.

 

Share With:
Translate »
250 Views