E gjithë familja mblidhet pranë Memorialit të Azem Hajdarit, dy djemtë shoqërohen nga partneret e tyre

Në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit familjarët zhvilluan paraditen e kësaj të hëne homazhet në nder të tij. Ajo që bie në sy gjatë kësaj ceremonie është fakti se dy djemtë e heroit të demokracisë, Kiri dhe Azemi u shfaqën për herë të parë në publik me partneret e tyre.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Ndërkohë, vajza e Azemit dhe ish-deputetja  Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, shoqërohej nga e bija, e cila vendosi një tufë me lule në memorialin e gjyshit të saj.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "D"

Gjatë një pronocimi për mediet, Rudina Hajdari u bëri thirrje të rinjve që të gjejnë një frymë të përbashkët dhe nën shembullin e babait të saj, të organizohen protesta kombëtare kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Theksojmë se në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetët mbështetës të tij, si Edi Paloka etj.

Bashkëshortja e Azemit, dy djemtë me partneret dhe Rudina me vajzën

Share With:
Translate »
173 Views