E gjithë familja me Covid tek Shefqet Ndroqi, i biri 17 vjeçar ndahet nga jeta pa asnjë sëmundje shoqëruese

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Covid 2 , për shkak se ishte prekur nga koronavirusi

. Mësohet se i mituri kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën. 17-vjeçari ishte shtruar prej të paktën një javë tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim.

Gjendja e tij u rëndua, ndërsa kete te hene ai ka ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 17-vjeçarit. Ndërsa nëna e tij është shëruar.

Share With:
Translate »
2113 Views