“E hodha në lumë se nuk e mbaja dot”: gjatë dëshmisë nëna 32 vjeçare nuk ka shfaqur asnjë pendesë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e paprecedentë në Shkodër, ku 32 vjeçarja Orjana Gremi ka hedhur në lumin Kir foshnjën e lindur vetëm një javë më parë.

Mësohet se në datën 4 janar ajo ka lënë spitalin,  pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit. Gruaja nuk ka shfaqur pendesë gjatë dëshmisë së saj në Polici.

“Fëmijën e hodha në lumë, nuk kisha mundësi ta mbaja”, ka thënë Gremi në deklaratën e saj komisariat, duke mos dhënë më tepër detaje për veprimin e saj. Orjana Gremi rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek dajat e saj.

Pak më parë policia njoftonte se në Shkodër, gruaja hodhi në lumin Kir foshnjën e saj.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohej se kishte brαktίsur foshnjën e saj, mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022 dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Share With:
Translate »
105 Views