E infektuar me Covid, 24-vjeçarja në Kosovë humb jetën pak ditë pasi lindi foshnjën

Një 24-vjeçare ka humbur jetën nga Covidi, vetëm pak ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën. Mjekët në spitalin QKUK-së në Kosovë bëjnë me dije se 24 vjeçarja ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe kjo ka bërë që mjekët ta operojnë dhe të sjellin në jetë foshnjën e saj.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili njofton se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili.

Share With:
Translate »
513 Views