E infektuar me COVID, shtatzëna bën lindje të parakohshme, ndodhet në gjendje të rëndë
Një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus ka bërë lindje të parakohshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Gazetarja e “ABC”, Ema Shazivari raporton se shtatzëna qëndroi për gati nëntë ditë në shtëpi e infektuar duke shkuar në Infektiv vetëm të dielën, pra dy ditë më parë kur gjendja u rënda.
Gruaja shtatzënë ka bërë lindje të parakohshme, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar në reanimacion. Katër ditë më parë një 26-vjeçare shtatzënë ndërroi jetë në Infektiv.