“E kam pikë të dobët”, Eni Çobani flet për babanë e ndjerë: Ai e di që e kam dashur pafund
Nisur nga konflikti i “Shihemi në Gjyq”, ku dy motra ndodhen përballë njëra-tjetrës për shkak të detyrimit për nënën e tyre, Ardit Gjebrea merr shkas për t’i drejtuar një pyetje Eni Çobani. Moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan e vendos ndërmjetësen në pozitën e dy motrave dhe i bën një pyetje fare të thjeshtë, por që e emocionon fort kolegen e tij të rubrikës.
Ardit Gjebrea: Çfarë do bënit ju zonja Eni për babain po ta kishit sot? Do ta kishit këtë diskutim me vëllain?
Eni Çobani: Jo, kurrë. Asnjëherë. Më prek gjithmonë në një pikë që ti e di që unë e kam pikë të dobët dhe në qoftë se vuaj një gjë në ditët në vazhdim, e vuaj pikërisht se thosha do t’i jepja akoma dhe më shumë dashuri, do kisha më tepër mundësi, do ta shëtisja më shumë se për ta dashur ai e di që e kam dashur pafund. Por nuk e kam këtë mundësi, sot kam vetëm një mundësi që i shkoj atje ku ai është përjetësisht dhe e shikoj shpesh në fakt.
Ardit Gjebrea: Por të paktën reflektoni për nënën.
Eni Çobani: Patjetër. Nëna është dashuria ime e jashtëzakonshme. Mami është gjithmonë atje, është në anën tjetër që na shikon të dyve, edhe është një dashuri dhe unë jam me fat që e kam akoma në jetë dhe e kam një zonjë të vërtetë.
Ndërsa në studio hyn Eglantina, motra e Valbonës, që bën një përshëndetje plot energji, Eni Çobani drejton dy fjalë të sinqerta për Gjebrean.
Eni Çobani: Arditi gjithmonë di të emocionojë. Më emocionoi mua të parën, tani mendoni se ç’do bëhet me juve në vazhdim, si një djalë shembullor i dy prindërve të tij, kështu që një duartrokitje edhe për Arditin sepse s’është ndarë kurrë nga prindërit dhe kjo është vërtet një vlerë. Është një vlerë e jashtëzakonshme, përpos detyrimit, por…
Ardit Gjebrea: Është ajo që thatë ju, që gjithmonë mund të bënim më shumë, vetëm kur nuk i kemi, ndaj reflektoni dhe do reflektojmë edhe nga ajo që do dëgjojmë sot.