E kemi parë zakonisht të shtunave, por çdo mbrëmje Arbana prezantoka në shtëpinë e saj

Arbana Osmani është ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Jemi mësuar ta shohim të shtunave tek prezanton formatet e saj televizive duke ardhur në shtëpitë tona. Por kjo nuk qenka puna e vetme e Arbanës përveç ekranit dhe radios. Ajo qenka prezantuese e spektakleve të çdo nate që organizohen në shtëpinë e saj. Dhe publiku është ai që i fal më shumë dashuri se çdo gjë. Është djali Joni me mbesën e moderatores.

Çastet nga “spektakli” i mbrëmjes së sotme, Arbana i ka ndarë me ne. “Publiku” ndodhet aty duke e ndjekur me vëmendje dhe admirim. Dhe me shumë dashuri Arbana shkruan: “Duke prezantuar spektaklin e përnatshëm????” /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
778 Views