E keni bërë gabim: Ja si duhet të lani rrobat e foshnjave

Higjiena e rrobave të bebeve është e rëndësishme për mirëqenien e tyre, e mbi të gjitha në fazat e para te jetës. Një kujdes i veçantë ndaj higjienës se veshjeve është dhe siguria për të mos mbetur gjurmë të ilaçeve të rrobave në to për të evituar kështu dermatite apo irritime.

Ne fakt lëkura e bebeve është shume e ndjeshme dhe delikate dhe e ka më të lehtë që të irritohet shpejt. Pikërisht për këtë është mire te evitoni te përdorni larësit tradicional për rrobat e tyre, te cilat shpeshherë përbëjnë substanca acide dhe alkaline.

Gjatë larjes së rrobave, nuk rekomandohet përdorimi i zbardhuesit ngase, megjithëse të testuar, ata mund të janë shumë agresiv për lëkurën e të vegjëlve tuaj dhe, si rrjedhojë, të shkaktojnë dermatit apo ndonjë lloj reaksioni alergjik.

Në vend të kësaj, nënat mund të përdorin aceto të bardhë për zbardhjen e rrobave. Dhe, së fundmi, për të larguar krejtësisht njollat nga rrobat duhet të përdorni pudër apo miell.

Share With:
Translate »
760 Views