E kërcënuan me një kokë, futbollisti i njohur: Më thanë se radhën do e ketë vajza!

Sportisti i njohur Angel Di Maria ka thyer heshtjen e tij dhe ka folur për herë të parë për kërcënimet që ka marrë dhe që e ndaluan të rikthehet te Rosario Central, aty ku e nisi karrierën si futbollist.

Pas njoftimit, fillimisht nga Rui Costa dhe më pas nga trajneri Roger Schmidt, tashmë është e sigurt që Di Maria do të qëndrojë te Benfica. Pavarësisht dëshirës së argjentinasit për t’u rikthyer te Rosario Central duket se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur ndonjëherë.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet e Rosarios Di Maria u shpreh se ëndrra e tij u thye.

Ato, gruaja dhe vajzat ishin të parat që donin të vinin. Gruaja ime punoi gjithë vitin për të mbaruar dhe mobiluar shtëpinë, për të bërë të gjitha lëvizjet, vajzat i kishte regjistruar në shkollë, po kujdesej për gjithçka. Vajzat numëronin ditët derisa të vinin të jetonin me gjyshërit e tyre. Ishte ëndrra ime, ëndrra e familjes sime”-tha ai fillimisht.

Më tej, sulmuesi 6-vjeçar zbuloi edhe kërcënimet e rënda që kishte marrë dhe që e bënë të vendoste për qëndrimin në Europë.

Kisha diskutuar gjithçka me Gonzalo Belloso për t’u kthyer. Gjithçka. Kërcënimet i kaluan kufijtë. Ata lanë një kokë derri me një plumb në ballë dhe një shënim që thoshte se po të kthehesha te Rosario Central koka tjetër do të ishte ajo e vajzës sime Pia. E thashë dhe do ta them një mijë here, dua ta mbyll me futbollin te Central, është ëndrra ime dhe e familjes sime të kthehem”-u shpreh Di Maria, i cili të paktën për këtë sezon do të detyrohet të vazhdojë qëndrimin në Portugali, te Benfica./

E kërcënuan me një kokë, Di Maria: Më thanë se radhën do e ketë vajza!

 

Share With:
Translate »
72 Views