E kishit dëgjuar ndonjëherë Romeo Veshajn të tregohej kaq i ndjeshëm? Dikush e ka lënë vetëm dhe ndihet përgjysmë
Romeo Veshaj, ka publikuar foton zyrtare të Donaldit nga Big Brother Vip dhe ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të treguar si e ka përjetuar hyrjen e binjakut të tij në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri.
“Prej këtij plehrës jam gjysmë sot! Shpirti vëllait, ti e di që unë jam me ty me gjithë energjinë time. Të dua”, shkroi ai.
Kaq u desh që të shikonim anën më të ëmbël të Romeos, pra vetëm pak largësi nga binjaku i tij. Donaldi ju bashkua kastit të personazheve të njohur brenda shtëpisë VIP mbrëmjen e djeshme dhe për 3 muaj do qëndrojë i izoluar aty.