E komentuan për masturbimin/ Arjola Demiri: S’pyetët njëherë si i rrita këto fëmijë, kam hequr picirin

Arjola Demiri, aktorja që është komentuar shumë gjatë për rolin e saj, gjatë të cilit u masturbua në skenë ka shpërthyer ndaj të gjithë atyre që e kanë kritikuar. E ftuar në emisionin “Trotuar” në “E diell”, Demiri tha se ata që e kritikojnë janë njerëz të rëndomtë që shikojnë vetëm shalën e gjoksin e saj dhe se nuk pyesin se si ajo ia doli mbanë të rriste tre fëmijë e vetme, pas divorcit nga bashkëshorti. Për Demirin, një rol nuk është ajo çfarë është ajo në të vërtetë dhe ata që e njohin nga afër, e dinë këtë gjë. Ajo shton se ka ardhur nga Tropoja dhe ka hequr picirin për t’u futur në botën e aktrimit.

Më konkretisht, Arjola ka thënë se:

“Nuk e di se si njerëzit janë kaq të cekët kaq të rëndomtë dhe ulen me një telefon në dorë, e dy gishta shprehin mendime diskriminuese. Nuk jam mërzitur, sepse kam qenë një nënë me kohë të plotë dhe nuk pyeti askush se si i rrita këto tre fëmijë. Një 10-vjeçar i jetës sime, unë kam qenë mami me kohë të plotë, kam qenë duke rritur fëmijët. Ku janë këta njerëz, që të thellohen pak më shumë në mendime. Aktore nuk u bëra pa dashje, erdha nga Tropoja në 2003, fitova e mbarova me 10. Kam hequr picirin për t’u arsimuar. Njerëzit priren të shohin gjoksin tim, shalën time, çfarë pozash kam marrë unë në film, cektësia e njerëzve është për të ardhur keq. Nuk i përulem askujt veç punës time, vullnetit tim dhe familjes time që më ka mbështetur deri në pikën e fundit.”

Share With:
Translate »
6039 Views