E konfirmon testi i atësisë: I dashuri i Cardi B, babai i vajzës së blogeres
I dashuri i Cardi B, Stefon Diggs, është babai i fëmijës së blogeres Aileen Lopera, sipas analizës së atësisë.
“Atësia është konfirmuar. Diggs është babai i fëmijës”, tha për Page Six avokati i Lopera, , Tamar Arminak. “Tani që atësia e fëmijës është përcaktuar dhe Diggs e njeh të bijën, klientja ime shpreson që ata mund të bashkëpunojnë për të qenë prindër të mirë për fëmijën e tyre.”
Avokati tha se çështja nuk ka mbaruar dhe “do të vijojë nëse palët nuk do të mundin ta zgjidhin mes tyre.”
Modelja ngriti një padi kundrejt 31-vjeçarit në dhjetor 2024.
Në atë periudhë, ajo kërkoi kujdestari ligjore dhe fizike të fëmijës, kurse Diggs do të kishte vetëm të drejtën e vizitave. Gjithashtu kërkoi që ai të paguante shpenzimet e saj shëndetësore dhe ligjore.
Vajza e tyre erdhi në jetë në muajin prill.
Tani, Diggs është i lidhur me Cardi, e cila gjithashtu është në pritje të ëmbël me fëmijën e tyre të parë, por për reperen është i katërti.