E konsideroi videon e shtatzënisë acaruese, Einxhel Shkira “shpërthen” ndaj ndjekëses: Duket që…

Dielli nuk mbulohet me shoshë, dhe këtë e kuptoi edhe Einxhel Shkira.

Arriti deri aty sa të “kërcënonte” se shumë do të pendohen se janë marrë me të, dhe nuk vonoi as një javë që të konfirmonte publikisht shtatzëninë.

Dj Dagz dhe Einxhel u shfaqen në një video me rroba të ngjashme, nga një ballkon buzë deti, ku dukej barku i rrumbullakosur i moderatores. Ky postim i vendosi pikat mbi “i” të gjitha lajmeve që qarkullonin prej javësh në rrjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al)


Mirëpo mënyra e konfirmimit të shtatzanisë nga ana e ish-banores së Big Brother Vip mesa duket nuk i ka pëlqyer të gjithëve.

Ka dhe nga ata që mendojnë se është aspak e gjetur veshja matchy-matchy e çiftit në video. Këtë pakënaqësit të saj, një ndjekëse ia ka shprehur hapur Einxhel në Twitter.

“Nuk ka gjë më acaruese se të konfirmosh shtatzaninë me veshje të njëjta. Më vjen keq,” shkruan ndjekësja në komentin e saj.

E dimë tashmë që të tilla komente nuk i shkojnë bosh moderatores. Ajo i është përgjigjur komentueses duke u shprehur se duket që “nuk merr vesh” nga ana estetike.

“Por, është e dukshme që nuk t’i vret sytë ana estetike. Gjithsesi është çështje këndvështrimi. Për shembull mua më duket acaruese të vesh rroba me printe fallco dinozauri,”-shprehet Shkira.

Kujtojmë që krahas videos në Instagram, moderatorja shkruante: “Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është me i bukur se do ëndërr në jetë.….Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re… Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di qe është momenti të të bekoj me dhuratën më hyjnore…Kur thjeshtë një prekje dore kthehet në një prekje Jetë…..dhe ne mezi po presim tët prekim duart e tua të vogla…”

Share With:
Translate »
119 Views