E kritikojnë se përse nuk e ushqen fëmijën me gji, Chrissy Teigen kthen një përgjigje qesharake

Të jesh një personazh publik të duhet shpesh të përballesh me situata të pakëndshme dhe me komente negative. Chrissy Teigen, modelja e njohur, njëkohësisht bashkëshorte e këngëtarit të famshëm John Llegend është gjithnjë gati t’u kthehet komentuesve që e kalojnë cakun duke bërë pyetje të papërshtatshme apo të sikletshme.

Ditën e djeshme John ka ndarë në Instagram një fotot të Chrissy-t duke ushqyer e saj Miles në prapaskenat e xhirimeve të “The Voice”. Modelja shfaqet duke ushqyer me biberonin me qumësht fëmijën e  saj ndërkohë që në krah qëndron mamaja dhe e bija, Luna. Gjithçka duket mirë në këtë foto por një komentuese e ka kritikuar Chrissy-n që nuk po e ushqen me gji foshnjën e saj.

“Ju nuk i jepni më gji fëmijës?

Chrissy nga ana tjetër e tërhequr nga ky koment ka treguar se mënyra se si ajo e ushqen fëmijën e saj nuk është punë për të tjerët. Këtë herë ka zgjedhur të përgjigjet me shaka se në fakt bashkëshorti i saj asnjëherë nuk e ushqen me gji, Atë pse nuk e kritikojnë?

“John kurrë nuk e ushqen me gji Miles”,- shkruan modelja.

Në fakt Chrissy e ka bërë këtë kur Miles ka qenë ende i vogël e madje ka bërë thirrje për të gjitha nënat që të ushqejnë fëmijët e tyre me gji. /Blitz.al/

Share With:
Translate »
825 Views