E kritikuan për rikthimin në palestër pas lindjes së bebit: Reagon Cardi B

Pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë, reperja Cardi B nuk ka ndërmend të përmbahet përballë kritikave të njerëzve për rikthimin e shpejtë në palestër dhe ushtrimet fizike për të sjellë sa më parë trupin në formë.

E kritikuan për rikthimin në palestër pas lindjes së bebit:

“Ti duhet të merresh me fëmijën e porsalindur dhe jo ta kesh mendjen tek trupi,” tha një përdorues në rrjetin X (ish-Twitter) pas një postimi të këngëtares duke bërë ushtrime; “Fakti që je e famshme, nuk do të thotë që mëmësia të dalë në plan të dytë,” shtoi një tjetër

Kaq mjaftoi që 31-vjeçarja t’u përgjigjej zërave. Cardi B duket se i mori komentet shumë “personale” dhe u kërkoi ndjekësve të ndalonin së komentuari mbi peshën e saj ose zakonet e stërvitjes.

Këngëtarja bëri një postim në rrjetin X, duke u shprehur se:

“Ky është fëmija im i tretë dhe unë nuk po bëj ngritje peshash, nuk po bëj tendosje muskujsh, nuk po bëj squats, asgjë nga këto…vetëm kardio. Ndonjëherë, për të shmangur depresionin pas lindjes, duhet ta mbani mendjen të zënë dhe për mua, të punoj dhe të qëndroj aktive është një prej zgjidhjeve,” thotë ajo.

Duke reflektuar për kritikat, reperja nuk harroi që të përmendë faktin se kanë qenë po të njëjtën ndjekës që e kanë “kryqëzuar” me komente fyese në rrjetet sociale kur ajo shtoi peshë.

“Por e dini çfarë është për të qeshur? Ju më tërhoqët zvarrë kur shtova 15 kilogramë, sepse isha pesë muajshe shtatzënë, por tani jeni të shqetësuar dhe doni të flisni? Të gjithë më thatë se isha shtatzënë për të shmangur punën. Tani që e shihni se jam duke punuar, po ndodh tjetër? Pra, po e marr këtë personale, por unë e di që ju gjithmonë do të keni diçka për të thënë për mua.”

Kujtojmë që Cardi B zbuloi shtatzëninë e tretë pak ditë pas kërkesës për divorc nga partneri Offset. Ajo dhe reperi janë njëherësh prindër edhe të vajzës Kulture dhe djalit Wave.

Share With:
Translate »
15 Views