E la i shoqi te dera e të atit kur ishte shtatzënë, shqiptarja bën atë që do t’i ngelë peng gjithë jetën

Një grua shqiptare ka shokuar me përgjigjen e saj, ndërsa telefonoi në emisionin “KafeIn” për të folur për gjërat për të cilat ishte bërë pishman.

Ajo rrëfeu historinë e 24 viteve më parë kur u detyrua që të braktiste fëmijën në maternitet, pasi familja nuk e pranonte.

Ajo thotë se arsyeja përse prindërit nuk e donin fëmijën, ishte sepse vajzën e tyre e braktisi i shoqi kur ishte 7-muajshe shtatzënë.

Gruaja, e cila tani nuk e di se ku është djali i saj 24-vjeçar, u shpreh se familja i kërkoi ta abortonte fëmijën, por ajo nuk e bëri dhe për këtë gjë ndihet krenare.

“Jam bërë pishman për fëmijën që kam lënë në maternitet kur kam lindur. Nuk e donin familja ime sepse ish-bashkëshorti im më la te dera e babait kur isha 7-muajshe shtatzënë. E linda atë fëmijë dhe jam krenare që ai jeton. Do të vijë një ditë që ai do të përballet dhe do të mësojë të vërtetën. Sot ai është 24 vjeç, i ka lënë më 21 janar dhe unë kam 24 vjet që nuk e shikoj”, u shpreh gruaja.

Share With:
Translate »
756 Views