E lidhur me djalin e biznesmenit shqiptar? Ja si qenka puna e marrëdhënies së Era Istrefit

Kohët e fundit Era Istrefi është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje këto ditë ajo i ka kaluar në jug të vendit për të pushuar.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale foto dhe video nga brigjet e jugut të Shqipërisë, që i ka cilësuar si vendin e saj të lumturisë. Por duket se lumturinë nuk ja sjell vendi, por diçka tjetër më e madhe.

Sipas “Tirana Post” artistja shqiptare është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri. Thuhet se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur. Është mësuar se Era është parë në disa ambiente në Tiranë  me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri.

Mirëpo, burime për “Prive” kanë treguar se këto lajme nuk janë të vërteta. Mbrëmjen e djeshme gjatë rubrikës “E vërtetë e pavërtetë” u mohua marrëdhënia e Erës me djalin e një prej biznesmenëve shqiptarë.

Por, populli s’thotë kot “Ku ka zë, nuk është pa gjë” dhe përderisa Era s’ka folur ende vetë lidhur me këto lajme, i kemi akoma disa dyshime.

Kujtojmë se para disa muajsh, Era Istrefi u përfol për një histori dashurie me artistin anglez Julian Perreta. Ata publikonin shpesh foto e video me njëri-tjetrin në  rrjete sociale, gjë që i bënte fansat të mendonin se ishin në një marrëdhënie. Mirëpo më vonë Julian Perreta hodhi poshtë çdo aludim pasi prezantoi publikisht të dashurën e tij të vërtetë. Madje më vonë edhe Era bëri të njëjtën gjë, pasi e cilësoi Perreta-n si vëlla gjatë një urimi publik.

 

Share With:
Translate »
324 Views