E lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Cindy i bën urimin romantik për ditëlindje
Moderatorja e sportit dhe modelja Cindy Marina prej kohësh është në një lidhje me djalin e politikanes, Jozefina Topalli, Genarin. Dyshja e zyrtarizuan lidhjen publikisht për herë të parë në ditën e Shën Valentinit dhe tani nuk i kursejnë më pozat me njëri-tjetrin.

Së fundmi Cindy ka ndarë një foto gjatë pushimeve së bashku dhe ka uruar Genarin për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja.

“Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes. Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diksutim që bën bashkë se ky është momenti ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, është shprehur Cindy pak kohë më parë kur u pyet për lidhjen.









