E marta magjike, nga shkolla te debutimi me ekipin e parë. 15-vjeçari “çmend” Anglinë
E marta ka qenë një ditë shumë speciale për 15-vjeçarin Luke Matheson, i cili ditën e ka nisur duke shkuar në shkollë për sezonin e ri.
Djaloshi, pjesë e klubit të Rochdales në Angli, kur ka shkuar në drekë në stërvitje ka marrë një lajm shumë të bukur për të qenë pjesë i ekipit të parë në ndeshjen kundër Bury.
Në fakt gjërat pozitive nuk kanë patur fund. Si pasojë e dëmtimit të një lojtari Matheson ka hyrë në lojë në minutën e 13-t të pjesës së parë.
Në fund ekipi i tij ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen dhe Luke është shpallur më i miri. Në të njëjtën kohë 15-vjeçari është bërë edhe futbollisti më i ri që debuton në skuadër.
Ka mjaftuar kaq që klubet e mëdha të “Premier League” të interesohen për lojtarin, shkruajnë mediat anleze.
https://twitter.com/officiallydale/status/1037249134720376832/photo/1