E martoi pa u ngjizur, habit Franga: Nuk i fola kurrë babait e nuk e fal edhe tani që ka vdekur

Franga e cila ka qenë e ftuar në “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka treguar se babai e ka martuar pa lindur dhe ka këmbëngulur për vite me radhë që ta martonte atë me djalin që kishte zgjedhur dhe për këtë arsye ajo nuk e ka falur kurrë. Ai ka vdekur në 2004 dhe sërish nuk e fal dhe nuk pendohet për këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Na trego historinë e Xhovit, si u dashurove?

Franga: Kur isha në vitin e katërt në fakultet ai ka shkruar një telegram se Franga pushimet verore nuk është sjellë mirë prandaj të përjashtohet nga universiteti. Dekani i fakultetit kishte mbledhur të gjithë pedagogët, ishte alarmuar jashtë mase. Pedagogët ishin revoltuar aq mase sa që kishin arritur në përfundimin se ky baba ka probleme mendore. Ai nuk kishte probleme mendore, kishte probleme me mentalitetin.

Xhovalini nuk më ka interesuar hiç, por në vitin e parë të shkollës së mesme u njoha me shoqen e klasës sime që u lidhëm shumë për katër vite, u lidha dhe me familjen e saj. Në vitin e tretë të shkollës së lartë, babai i Arjanës flet me një kushëririn tim dhe i thotë që unë i kam gjetur një djalë special Frangës që ishte djali i tij. Unë njihja të gjithë pjesëtarët e familjes së Arjanës, i vetmi person që unë nuk e kisha takuar asnjëherë ishte vëllai i saj që quhej Xhovalin. Ishte komplet një person i panjohur për mua.

Ardit Gjebrea: Si nuk tu ndanë Xhovalinët nga jeta jote?

Franga: Ishte e shkruar, thonë që martesa është fat që unë do bëhesha Franga e Xhovalinit.

Ardit Gjebrea: E Xhovalinit që ishte fati yt pa u lindur akoma apo e Xhovalinit të dytë?

Franga: Jo e këtij Xhovalinit që doli kështu.

Ardit Gjebrea: Kur u lidhe me Xhovalinin?

Franga: Jam lidhur vetëm kur linda kalamajtë. E kundërshtova jashtë mase këtë bashkim, mirëpo i ati ishte aq këmbëngulës saqë erdhën në shtëpinë time të kërkonte dorën, pa marrë miratimin tim edhe pse gjeti një atmosferë shumë të ndezur në familjen time sepse ishe Xhovalini tjetër që i ishte dhënë fjala.

Babai nuk pranoi kurrën e kurrës dhe kur e pashë që zjarri nuk po shuhej unë e ndava mendjen. Deri dje babai nuk më ka ndihmuar që të merrja shkollën, sot fatin e jetës sime do e komandoj vetë, do marr vetëm djalin tënd. Nuk pranoi asnjëherë që të ndahej dita e dasmës.

Ardit Gjebrea: Përfundimisht dole nuse nga shtëpia?

Franga: Pa dasmë, u vesha me fustan të bardhë, por babi nuk më përcolli. Për 5 vite mu mbajt mëri, nga familja. Me babin nuk u pajtova asnjëherë, sot nuk jeton, ka vdekur në 2004.

Ardit Gjebrea: Thellë thellë e ke falur?

Franga: Nuk e kam falur dhe nuk e fal edhe sot e kësaj dite.

Share With:
Translate »
252 Views