E mbajti larg syrit të publikut, Rihanna fotografohet për herë të parë me djalin e saj (FOTO)

Rihanna dhe A$AP Rocky janë fotografuar për herë të parë me djalin e tyre.

Çifti u panë duke dalë nga avioni i tyre privat të dielën (14 gusht) pasi u ulën të sigurt në Los Angeles.

Prindërit e rinj mahnitën përsëri me stilin e tyre edhe pse ishin veshur ‘casual.’

Të dy mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, në fillim të këtij viti në maj, dhe ende nuk e kanë zbuluar publikisht emrin.

Këngëtarja e talentuar e mbajti pamjen e saj të thjeshtë dhe komode, duke zgjedhur të veshë një xhup të zi dhe tuta të së njetës ngjyrë.

Mamaja e re shtoi një kapele bejsbolli të zezë, Detroit Tigers sipër flokëve të saj të gjata për të kompletuar veshjen e saj të udhëtimit.

Reperi Everyday gjithashtu e mbajti pamjen e tij me stil të rastësishëm ndërsa u nis për në makinën që ndodhej pranë avionit.

Ai veshi një këmishë ngjyrë kafe, fanellë me kuadrate, të cilën e la të zbërthyer, dhe poshtë kishte veshur një bluzë të bardhë.

A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Athelaston Mayers, shtoi gjithashtu një kapelë bejsbolli ashtu si Rihanna, përveç se kapelja e tij kishte simbolin e Neë York Yankees.

Prindërit e rinj dukej se ishin në humor të lartë pasi kaluan kohë së bashku në Neë York City dhe me djalin e tyre. Një burim informoi për People se dy yjet janë ‘përshtatur’ me të qenit nënë dhe baba, por ‘po bëjnë shkëlqyeshëm’.

“Djali i tyre është i shëndetshëm dhe Rihanna është e mahnitur prej tij”, shpjegoi burimi i brendshëm, duke shtuar, “Rihanna mezi largohet nga ana e tij. Ajo është një nënë fantastike’.

Pavarësisht çështjeve ligjore të fundit të A$AP, çifti duket se po ecën përpara dhe po fokusohen te familja dhe puna.

Share With:
Translate »
146 Views