E mbani mend? Luana Vjollca 16-vjeçare duket shumë ndryshe nga sot

Ndërkohë që këto kohë kanë qenë të qeta për Luanën, pa shumë angazhime profesionale, ajo është bërë nostalgjike. Moderatorja ka ndarë sot në rrjete sociale disa foto të saj, të realizuara 13 vite më parë. Luana ka pozuar për revistën “Jeta”, në kohën kur ishte ende brune. Moderatorja shihet me shumë kilogramë më pak në trup, ndërsa në atë kohë ka qenë vetëm 16 vjeçe.

 

Ajo e filloi eksperiencën në televizion në adoleshencë së bashku me motrën e saj, Marinën, si velina në emisionin “Fiks Fare”. Të dyja ato spikatën për talentin dhe shkathtësinë  e tyre dhe menjëherë u kthyen në moderatoret më të preferuara të publikut.

Share With:
Translate »
1030 Views