E mirëpriti në fshehtësi, Aurela Hoxha na prezanton për herë të parë të bijën
Disa kohë më parë, modelja Aurela Hoxha mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë. Modelja u bë nënë e një vajze, të cilën e ka prezantuar për herë të parë me publikun.
Aurela ka ndarë një foto-album në Instagram, ku shfaqet me vajzën e vogël në krahë, teksa krahas postimit shkruan: “Motra e Alaronit”. Modelja nuk ka preferuar të bëjë të ditur as emrin e vajzës së vogël.
Kujtojmë se disa kohë më parë modelja ka qenë e ftuar në një intervistë ku dhe ka folur më shumë për periudhën e shtatzënisë së saj të parë si dhe ka dhënë më shumë detaje përsa i përket jetës së saj personale.
Aurela tregoi një ndër arsyet pse nuk kishte postuar foto gjatë shtatzënisë.
“Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbu menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia”- tha ajo.