E mistershme, zhduken tre adoleshente shqiptare, prindërit të alarmuar kërkojnë ndihmë në polici

Tre vajza në moshë të re, janë zhdukur pa gjurmë, duke bërë që familjarët e tyre, t’i drejtohen policisë për ndihmë. Bëhet fjalë për tre raste të ndryshme, njëri i ndodhur në Pezë të Madhe, tjetri në Gjirokastër dhe i fundit në Kurbin. Gjatë mbrëmjes së djeshme, 41-vjeçari Xh.Gj., banues në fshatin Pezë e Madhe, ka bërë kallëzim në polici, duke deklaruar se i është zhdukur vajza 18 vjeçe. Ai ka thënë se vajza pasi ka mbaruar mësimin, nuk i është kthyer në banesë e bija, K.Gj., 18 vjeç. Rasti i dytë ka ndodhur në Gjirokastër, ku babai ka denoncuar zhdukjen e vajzës 16-vjeçare. S.D., 48 vjeç banues në Gjirokastër, ka bërë kallëzim në polici duke thënë se të mërkurën, i është larguar nga banesa vajza, A.D., 16 vjeçe dhe nuk ka asnjë gjurmë prej saj. Ndërkohë rasti i fundit ka ndodhur në një fshat të Kurbinit, ku një vajzë e mitur ka humbur kontaktet me familjen prej tre ditësh. 39-vjeçari I.K., banues në fshatin Mal-Milot, Kurbin, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza, Gj.K., 14 vjeçe. Ai ka thënë se e bija është larguar pa gjurmë qysh prej së mërkurës, ku pavarësisht kërkimit tek të afërmit nuk është gjetur. Pas denoncimit të bërë nga familjarët, policitë e rretheve ku janë shënuar zhdukjet kanë nisur kërkimet për gjetjen e vajzave.

Share With:
Translate »
967 Views