E njihni? Vogëlushja në foto sot është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare
Personazhet e njohura publikojnë shpesh në rrjete sociale foto nga e shkuara. Kështu ka bërë së fundmi dhe një ndër këngëtaret më të suksesshme, Dhurata Dora.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto të rrallë nga fëmijëria. Dhurata shihet me flokë disi kaçurrela në ngjyrë çokollate dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

“Hehhehehe”, ka shkruar ajo krahas fotos. Kujtojmë se kënga më e fundit nga Dhurata mban titullin “Harrom” dhe është publikuar tre muaj më parë. Sot numëron mbi 24 milionë klikime në Youtube.



