E pamundura po bëhet e mundur! Bebet nga mitrat artificiale do të jenë të mundura në vitin 2028
Shkencëtarët japonezë kanë pohuar se janë duke u bërë hapa drejt foshnjave të rritura në laborator të inkubuara në një mitër artificiale.
Studiuesit transformuan qelizat e lëkurës së një miu mashkull në qeliza burimore pluripotente, të cilat kanë aftësinë të zhvillohen në disa lloje dhe inde qelizash.
Shkencëtarët i rritën këto qeliza dhe i konvertuan qelizat burimore mashkullore në qeliza vezë femërore. Pas fekondimit të këtyre vezëve, vetëm 1% u rrit në të vegjël miu të gjallë.
Ndërsa aktualisht janë shumë larg përsëritjes së këtij procesi me njerëzit, ata besojnë se me eksperimente të mëtejshme kjo mund të bëhet realitet.
Nëse funksionon, teknologjia mund të sigurojë një ndihmë të madhe për ata që po luftojnë me infertilitetin, një gjendje që prek 1 në 6 persona në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Përfitues të tjerë janë çifte të të njëjtit seks, prindër të vetëm aspirantë, dhe në disa raste, surrogatë. Ekziston gjithashtu frika se njerëzit mund të detyrohen të kenë një fëmijë kundër vullnetit të tyre duke përdorur një fije floku ose një pjesë të lëkurës.