E PAPRITUR/ Drini Zeqo lë shtëpinë e Big Brother Vip, shkak një emergjencë në familje (video)
Gazetari dhe moderatori Drini Zeqo e ka lënë në mes aventurën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Lajmi është bërë me dije mesditën e sotme. Aktori Julian Deda, i cili lexoi edhe zarfin që lajmëronte largimin e tij nga shtëpia, bëri me dije se moderatori ka vendosur që të lërë në mes lojën e tij për shkak të një emergjence familjare.
Detaje të tjera nuk u bënë me dije. Megjithatë pas daljes së tij, ndoshta do të jetë moderatori, ai i cili do të japë më shumë shpjegime lidhur me atë çfarë i ka ndodhur.