E pazakontë! Fëmijët protestojnë kundër përdorimit të telefonave:”Luaj me mua, jo me telefon”

Jetojmë në epokën e internetit, e cila karakterizohet nga përdorimi i teknologjisë dhe kryesisht i telefonit, përdorim ky që sa vjen e bëhet mjaft shqetësues, sidomos në familje. Shumë prindër janë të vetëdijshëm që shpesh herë janë përhumbur në telefon, për çështje pune ose në rrjete sociale, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur fëmijëve të tyre.

Por në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Rreth 150 fëmijë kanë protestuar kundër prindërve të tyre për përdorim të tepruar të smartphone-ve.

Nën sloganin, “Luaj me mua dhe jo me celularin tënd”, protesta është organizuar në Facebook nga Emil Rustige, vetëm 7 vjeç. Ai  ka detyruar prindërit e tij për të marrë autorizimin e nevojshëm në polici për organizimin e eventit.

‘Bëjmë rrëmujë sepse ti shikon celularin’, ‘fike telefonin’, ‘tani është koha ime’, janë disa prej mesazheve që fëmijët kishin shkruar në pankartat e tyre gjatë marshimit në rrugët e Hamburgut.

E gjithë protesta u shoqërua nga forcat e rendit, të cilat në një deklaratë thanë së gjithçka u organizua njësoj si tubimet e të rriturve, me të njëjtin përkushtim.

Në fund rebelimi i të vegjëlve u mbyll brenda një parku lojërash.

Share With:
Translate »
904 Views