“E përdor gjyshen për marketing”, kështu përgjigjet Bes Kallaku
Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka rrëfyer shumë gjëra të pathëna rreth jetës së tij në emisionin e Kastro Zizos ‘Late night show’.
Një ndër pyetjet që i ka bërë moderatori ishte nëse e ka përdorur Ijen për marketing, pasi shumë ndjekës e kritikojnë dhe e akuzojë.
Besi e mohoi kategorikisht këtë gjë, teksa tha se gjyshja e tij Ija është pika e dobët.
‘Jo, jo. Nëse ka njeri që unë e kam pikë të dobët ajo është Ija. Dora e saj është kripë. Të gjithë shijen e bukës gjithë shijen e ushqimit, gjithë shijen e dashurisë ajo ta ushqen… dora e saj është sheqer. E futa në klipe dhe filloi duke i pëlqyer. Pastaj ngaqë fillova duke e nxjerr filloi të dilte prapë se po i pëlqente, dhe pastaj hapi Instagram. Filluan i çuan dhurata, ndalonin në Bubq edhe shqiptarë të Kosovës për ta takuar’, është shprehur Bes Kallaku.