Aktorja dhe moderatorja e dashur shqiptare Rudina Dembacaj pati një paradite emocionuese sot teksa ishte e ftuar në programin “Në Shtëpinë Tonë”, në Top Channel.

“Unë me partnerin, i vetmi sherr ky është. Do fillojmë një fëmijë. Marku është shumë i gatshëm, mesa duket ngaqë nuk ngel vetë me barrë. E ka shumë komode këtë kërkesën, e bën gjatë gjithë kohës. Trembet shumë kur ne takojmë njerëz me fëmijë. Para pak ditësh unë isha me shokun tim të ngushtë për darkë dhe ata kishin marrë me vete fëmijën e tyre 1 vjeç. Sa kishte marrë këmbët ajo, si nuk u ul një sekondë. E ajo e ëma si nuk bëri një muhabet me ne. Lëvizte fëmija dhe unë shikoja Markun në sy. E mesa duket është me moshë, e unë jam plakur. Marku nuk e ha më këtë, se e përdorja. Janë punët e Zotit. Është impenjim i madh. Unë jam gjatë gjithë kohës me Viktorian. Kur ajo mbaron angazhimet e veta, do që të jetë me mua në çdo moment. E kam marrë në prova, në xhirimet e filmit”, tha Rudina.