E quajti Maël, Gjira Kajtazi zbulon kuptimin e veçantë që ka emri i djalit

Muaj më parë, këngëtarja Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë me një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë Maël. Që nga momenti i ardhjes së tij në jetë, Gjira ka postuar vazhdimisht foto familjare në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit çdo moment nga rritja e tij.

Së fundmi përmes një postimi në Instastory, Gjira iu ka dhënë mundësinë fansave ta pyesin për ç’të duan dhe ajo iu ka kthyer përgjigje. Duke qenë se reperja është nënë për herë të parë, shumica e pyetjeve që i janë drejtuar janë për të birin.

Një ndër fansat e ka pyetur për emrin e vogëlushit, përsa ka zgjedhur ta quajë Maël dhe ç’kuptim ka si emër. ‘Tingëllon bukur, është melodik dhe i rrallë, do të thotë ‘princ’, Maël dhe nëna e tij- princesha Argjiro,’ ka treguar Gjira për ndjekësit.

Share With:
Translate »
2172 Views