E reja piu fostoksinë, vjehrra nxjerr telefonin: Djali s’ka faj, nusen e kemi mbajtur në pëllëmbë të dorës, ia kanë fajin shoqet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë më 2 shkurt, ku një 18-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar fotoksinë. Veprimi i së resë ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin, i cili është ndaluar nga policia.
Prindërit e 18-vjeçares të mbytur nga dhimbja refuzojnë të flasin për mediat, por kanë qenë prindërit e 24-vjeçarit që janë ndalur para kamerave.
Vjehrra thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë. Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet.
Sipas prindërve të djalit, ata kishin 2 vite që njiheshin dhe vetëm 25 ditë të fejuar, kur vajza mbushi 18 vjeç. Pas fejesës vajza shkonte edhe në shtëpinë e djalit.
“Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës”, thotë vjehrra.
Vjehrra e vajzës thotë për mediat se e reja ishte shumë e ngarkuar për shkak të shkollës. Ajo thotë se një ditë para se vajza të merrte aktin ekstrem kishte shkuar tek familja e saj pasi kishte një provim në shkollë. Vjehrra tregon edhe bisedën me nusen, e cila nuk ishte as në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas të nesërmen, pasi ka mbaruar provimin ajo është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit ku ka pirë edhe fostoksinën.
“Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë”, thotë vjehrra.
Një ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem vajza shkoi edhe në shtëpinë e prindërve, sikur të donte t’i takonte për herë të fundit. Ka shkuar në shkollë, ka mbaruar një provim, dhe ka kërkuar të fejuarin të shkojë ta marrë në shkollë sepse nuk ndihej mirë – tregon kushëriri i 24-vjeçarit.
“E lamë në shtëpi, dhe shkuam të dy të pimë një kafe” – shton ai më tej.
Aty thotë se 24-vjeçarit i mbërriti një mesazh nga e fejuara e cila i shkroi se kishte pirë fostoksinë. Shkuan me shpejtësi ta shohin, por situata ishte e rëndë dhe vajza ndërroi jetë pavarësisht se nxituan ta çojnë në spital.