E rëndë, 17-vjeçarja që u gjet e vrarë në koshin e plehrave, dyshohet se ishte shtatzënë
Pasditen e djeshme, trupi i një vajze të mitur është gjetur në lagjen Primavale të Romës, në një qese të zezë brenda një koshi plehrash.
17-vjeçarja u vra me thikë në gjoks
Autoritetet italiane kanë arrestuar të dashurin 17-vjeçar të vajzës.
Ai gjithashtu, është i mitur dhe është marrë në pyetje mbrëmë nga autoritetet italiane.
Sipas shtypit, një dëshmitar okular e pa atë të dilte nga pallati ku jetonte dhe ta çonte trupin në karrocë drejt koshave të plehrave, në një distancë prej rreth 350 metrash.
Gjithashtu, në ambientin e përbashkët të shtëpisë, ku i riu jeton me nënën e tij, ka gjurmë gjaku.
Sipas informacioneve të deritanishme, mund të ketë pasur një sherr i cili përfundoi në tragjedi.
La Repubblica shkruan se vajza mund të ketë mbetur shtatzënë.
Prova të tjera mund të vijnë nga kamerat e sigurisë në zonë, pamjet e të cilave hetuesit aktualisht po i shqyrtojnë me shumë kujde
