E rëndë/ Burri rreh të shoqen shtatzënë në mes të rrugës, kalimtarët përpiqen që ta neutralizojnë
Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale të Turqisë, ku një burrë shihet duke dhunuar gruan e tij shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në një prej rrugëve të Stambollit.
Kalimtarët teksa po shihnin skenën e dhunshme, u përpoqën ta neutralizonin burrin. Sipas mediave turke, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, gruaja nuk e denoncoi rastin e dhunës.
Nuk dihen emrat e burrit dhunues, apo gruas së tij, por videoja tashmë është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.
Hamile eşini sokak ortasında dövdü! pic.twitter.com/FosopoDSGw
— A Haber (@Ahaber) June 11, 2021