E rëndë në Divjakë, burri vret gruan dhe veten, djali i gjen pa jetë në shtëpi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë. 58-vjeçari Hekuran Rrasa banues në fshatin Babunjë ka vrarë gruan Fëllënxë Rrasa 45-vjeçe me armë gjahu dhe më pas në kushte të rënda psikologjike, ka kthyer armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.
“ABC” ka mësuar se ka qenë djali i çiftit i cili ka dëgjuar të shtënat e armës së gjahut, kur krimi ka ndodhur. Kur ka hyrë në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.
I tronditur, djali i çiftit ka njoftuar policinë, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Babunjë.
Burime nga policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt mes bashkëshortëve, të paktën nga dëshmitë e para të të afërmve.
Më herët nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për Fëllënxa Rrasën. Deri tani dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta.