E rëndë në Durrës, shoferi që u mori jetën 2 fëmijëve ishte i dehur
Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në Durrës. Një makinë përplasi një motor me të cilin udhëtonin dy të mitur, njëri 15 dhe tjetri 13 vjeç.
15 vjeçari, i cili drejtonte motorrin ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa mëngjesin e sotëm mediat raportojnë që ka humbur jetën edhe 13-vjeçari që mbeti i plagosur në aksident.
Xhoni Muço, 23 vjeçar, i dehur në timon, është shoferi që u ka marrë jetën 2 fëmijëve mbrëmjen e djeshme në Durrës.