E rëndë në Itali, 1-vjeçarja shqiptare bie nga kati i tretë i banesës, vogëlushja në luftë për jetën
Mediat italiane shkruajnë se vogëlushja është duke luftuar për jetën, pasi ka marrë goditje të rënda në kokë.
Sipas asaj që ka dëshmuar në polici nëna e së voglës, një 25-vjeçare shqiptare, vogëlushja ndodhej në shtëpi me të kur iu afrua dritares së dhomës së gjumit dhe më pas ra.
Ndërkohë autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.