E rëndë në Korçë! Foshnja 4 muajshe digjet në sobën e zjarrit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një foshnjë fare e vogël ka pësuar djegie në kokë, në sobën e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së të hënës, në fshatin Kreshpanj të Maliqit.
Në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë vogëlushi K.Z., 4 muajsh.
Në momentin e ngjarjes, i mituri ndodhej me vëllanë e tij më të madh rreth 9 vjeç, ndërsa prindërit nuk i kishte në banesë.
Prindërit mbetën të shokuar kur gjetën vogëlushin me shenja djegie duke qarë pa pushim nga dhimbja.
Pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.