E rëndë në Tiranë; 25-vjeçarja abuzon seksualisht me të miturën/ Dëshmia e 16-vjeçares

Një ngacmim seksual ka ndodhur në zonën e Vorës pranë kryeqytetit, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 25-vjeçare. Sipas dëshmive të para 25-vjeçarja ka detyruar të miturën që të dhunojë veten.

Mësohet se dy muaj më parë 25-vjeçarja e ka ftuar të miturën në banesën e saj, nga ku më pas dhe e ka abuzuar seksualisht.

Kallëzimi është bërë nga vetë vajza, e cila në prani të psikologes dhe prindërit, ka treguar se 2 muaj më parë, 25-vjeçarja e ka ftuar në shtepinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Pas këtij raporti, e mitura është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike e është detyruar nga 25-vjeçarja të dhunojë veten. Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren.

Share With:
Translate »
1849 Views