E rëndë në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 11-vjeçarja
Mëngjesi i sotëm ka qenë tragjik për të miturën 11-vjeçare dhe familjen e saj,
11-vjeçare ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka ndërruar jetë.
Edhe pse e mitur është dërguar në spitalin e Traumës ajo nuk ka mundur të jetojë.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.