E rëndë në Tiranë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën pas 2 muajsh 17-vjeçari

Një 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen djeshme, e martë 26 maj në spital.

Policia e Tiranës ka referuar rastin në prokurori për të zbuluar shkakun e vdekjes.

17-vjeçari M. Kashta në datën 31 mars është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime.

Familjarët e kanë çuar në spital ku u trajtua për 2 javë nga mjekët. Më pas djali është dërguar në banesë ku sërish ka shfaqur shqetësime.

Të martën rreth orës 10 ai ka ndërruar jetë në spital.

Share With:
Translate »
273 Views