E rëndë! Nëna shqiptare vret djalin e saj 2 vjeç, shenja dhune dhe tek trupi i binjakut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një 32-vjeçare shqiptare ka vrarë fëmijën e saj dy vjeçar, ndërsa ka ushtruar dhunë dhe mbi binjakun e tij.

Sipas mediave spanjolle ditën e shtunë shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej pajetë djali i vogël, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar.

Menjëherë në shtëpi kanë mbërritur autoritetet, të cilët pas autopsisë vunë re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar.

Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja dhune. Menjëherë është vënë në pranga gruaja shqiptare.

Share With:
Translate »
151 Views