E rëndë/ Rrëmbehet 12 vjeçari në Turqi, autori e vret pasi nuk mori 400 mijë euro, trupi iu gjet në bodrum i mbështjellë me tapet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një 12-vjeçar është rrëmbyer dhe më pas është vrarë.

Sipas mediave vendase mësohet se Khaled Haykand, djali i një argjendari sirian i cili jeton në Mersin, u zhduk ditën e djeshme. Menjëherë pas zhdukjes së të miturit një telefonatë anonoime u bë në shtëpinë e 12-vjeçarit ku për lirimin e tij i kërkuan shpërblimin prej 400 mijë eurosh.

Mësohet se rrëmbyesi i të miturit kërcënoi familajrët që nëse ata do të telefononin policinë atëhere ai do të vriste djalin. Mirëpo, familjarët menjëherë pas telefonatës lajmëruan policinë të cilët u vunë në lëvizje për gjetjen e të riut.

Duke shqyrtuar provat e disponueshme si dhe pamjet e kamerave, policia ka dalë në përfundimin se 12-vjeçari nuk është larguar nga pallati ku banonte me familjen, duke i fokusuar aty hetimet. Fatkeqësisht, Haled u gjet i vdekur në bodrumin e ndërtesës i mbështjellë në një tapet dhe dyshohet se është mbytur.

Policia fokusoi hetimet te administratori i pallatit pasi ishte i vetmi që kishte çelsin e bodrumit. Në pranga ra shtetasi Hasan C i cili dyshohet se autori kryesor në vrasjen e 12 vjeçarit.

Share With:
Translate »
89 Views