E rritur apo fëmijë? Aktorja shfaq anën e saj të ëmbël
Pavarësisht se vitet kalojnë, të gjithë ne mbetemi paksa fëmijë në vetvete. Kjo vihet re në veshjet, sjelljet apo edhe në atë që ne reflektojmë tek të tjerët. Një gjë të tillë e ka shfaqur edhe aktorja bukuroshe Anais Lika. Para pak kohësh ajo bëri një udhëtim me shoqet e saj në “DisneyLand” të Parisit.
Koha e bukur e kujtimet bënë që ajo të postonte në “Instastory” një foto ku kishte dalë si fëmijë me një lëpirëse në dorë me mbishkrimin “Baby”. Si një fëmijë i lumtur duket Anais në këtë foto.
