E shoqëroi në luftën ndaj kancerit të gjirit, motra-vëllait: Ishe doktori im, qofsh i bekuar!

U diagnostikua dy vite më parë, Zamira pati një krah që e mbante fort. Vëllai, Gurimi është pika e saj e dobët që i ka dhënë forcë për të vazhduar përpara.

Ajo tregoi gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty” se si ai iu gjend pranë në çdo hap, e mori të  jetonte në Itali me familjen e tij e madje kishte menduar të shiste edhe shtëpinë në rast se nuk do arrinte të mbulonte kurimin e saj.

Për të gjitha këto arsye, Zamira e ka thirrur në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’i shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj të pakufishme.

 

Zamira: Shpirti i motrës! Jam këtu sot për të të dhënë një falenderim të madh publikisht për gjithçka që ke bërë edhe vite përpara, jo vetëm këto 2 vite që unë u diagnostikova me këtë sëmundje. Ti ishe shërimi im, ishe mbështetja ime më e madhe. Ti je bota për mua. Unë pa ty nuk kam asnjë minutë jetë. Të dua shumë dhe të falenderoj me gjithë shpirt! Inshallah ta shpërblen Zoti për gjithçka që ke bërë jo vetëm për mua, por ti ke bërë për të gjithë. Ty të ka bekuar Zoti vëllai im! Ty të ka motra zemër, të kam shpirt, ti je jeta ime! Të dua shumë dhe të puth fort shpirt! Zoti të ruajttë!

Gurim: Të dua shumë!

Zamira: Ti ishe doktori i dytë për mua!

Gurim: Nuk ishte nevoja të vije deri këtu absolutisht sepse unë kam detyrime jashtëzakonisht të mëdha ndaj teje. Mbi të gjitha të kam motër se në ditët e sotme mund të ndihmosh edhe një që s’e njeh ndoshta, jo më motrën time por që… gjithsesi të falenderoj.

Nga historia e tyre tregohet edhe ana tjetër e medaljes, se si e përjeton jo vetëm pacienti, por edhe familjarët e tij. Për herë të parë, Gurimi i shpreh motrës së tij ndjesitë që ka mbajtur përbrenda gjatë gjithë kësaj kohe.

Gurim: Unë kam mbajtur gjithmonë një qëndirm që mos ta rëndoj dhe i kam dhënë të kuptojë që do kalojë sepse ka mijëra raste që kalojnë. I kam dhënë gjithmonë kurajë, kam qenë edhe vetë që s’e kam dhënë veten kurrë,  pavarëësisht se kam pasur një presion të madh, por që…arritëm deri këtu. Falë Zotit shkoi mirë, shumë mirë. Jam munduar gjithmonë që mos t’i jap të kuptojë, sot le ta kuptojë se çfarë kemi kaluar edhe ne familjarët sepse ka mbaruar dhe e kaloi me sukses

Share With:
Translate »
81 Views